Thenie.tk

Shiko Tv te huaja Live

Shiko Tv shqip live

Shiko live Big Brother Albania 5 24 ore pa pushim…Ne newdurres.co.cc do te gjeni kualitetin me te mire te pamjes.Ju lutemi tja sugjeroni kete faqe dhe miqve tuaj qe dhe ato se bashku me ju te shikojne se cfare ndodh ne shtepine e Big Brother Albania ne cdo sekonde.

E dhimbshme, nje histori e vërtetë që të ngjall emocione të forta.

Një tetë-vjeçar Dominic Stacey ishte tronditur kur ka zbuluar mbi sëmundjen që rëndonte mbi të.
Ndërsa një ditë prindërit e tij ishin jashtë për weekend ai ka kërkuar nëGoogle se te cila sëmundje të çonin simptomat e tij . Dhe ai e kishte gjetur.
Ai vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet Duchenne që ka të bëjë me Distrofi Muskulare.(Distrofi muskulare Duchenne është një çrregullim i trashëguar që shkakton dobësi progresive të muskujve dhe diagnostikohet me anë të një testi të gjakut dhe mostër të indeve muskulore)

Por ajo që ai zbuloi më tej ishte se ai dinte dhe zhvillimin e sëmundjes së tij, përparimin e saj që finalizohej me vdekjen.

Kur prindërit u kthyen ai u kërkoi pse ata e kishin gënjyer. Ai dinte tani gjithçka. Ai e di që një ditë shumë shpejt do vdesi.
Tani ai herë pas here i kërkon prindërve përqafime madje një natë i kërkoi babait që të gjente një kurë pasi jeta i pëleqnte shumë, donte shkollën dhe pëlqente shumë historinë dhe matematikën. Nuk donte ti ndërpriste ato.

Babai Dominic Stacey u shpreh se kjo pyetje e kishte shokuar në vend, duke e detyruar t’i shpjegonte gjithçka duke i thënë se asnjë nuk e di se kur do të vdesim.

Deri tani 8 vjeçari Dominic Stacey ose siç njihet nga shoqëria e tij Lil Dom bën një jetë normale.

Interpol arrestoi 25 Anonymous

Policia arrestoi 25 haker të lidhur me grupin Anonymous për të cilët dyshojnë se kanë kryer sulme mbi faqet në Spanjë dhe Amerikën Latine, lajmëron AFP.

“Operacioni ‘Heqja e maskës’ (Unmask) është nisur pas një vargu të cybersulmeve të koordinuara të cilët vinin nga Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Spanja”, thënë në Interpol.

Në aksion janë sekuestruar 250 copë pajisje kompjuterike dhe telefona celularë, e bastisjet janë bërë në 40 lokacioni në 15 vende të botës.

Të akuzuarit me moshë, sipas policisë janë, në mes 17 dhe 40 vjeç.

Policia nuk ka dhënë fakte të qarta se ky grup i hakerëve ka lidhje me Anonymous-ët.

Në të vërtetë, policia spanjolle më herët ka publikuar se në këtë aksion janë arrestuar katër hakerë të cilët sipas pohimeve janë të lidhur me Anonymousët.

Në mesin e katërshes së arrestuar ndodhet edhe koordinatori i sulmeve në Spanjë dhe Amerikën Latine, ndërsa ai është identifikuar vetëm me nofkat ‘Thunder’ dhe ‘Pacotron’.

Katërshja është e akuzuar për sulmet mbi faqe, por dhe për publikimin e të dhënave rreth policëve përgjegjës për ruajtjen e pallatit mbretëror dhe kryeministrit.

Për njërin të akuzuar është paguar kaucioni, njëri është i mitur, kështu që u është dorëzuar prindërve, e dy të tjerë kanë mbetur në mbajtje.

Ja se si të shkarkoni video nga YouTube

Skripti shkarkues për Chrome, Firefox dhe Opera -Një skript në shfletues që e shton një buton në pjesën e poshtme të çdo videoje për ta shkarkuar atë në formatin MP4 ose FLV. -Ky skript i shkarkon drejtpërdrejt videot nga YouTube. Pra nuk ka nevojë që të kopjoni dhe ta vendosni URL-në tek ndonjë uebfaqe e palës së tretë apo diçka e ngjashme. -Mundësia për të shkarkuar video nga YouTube në 720p (HD), 1080p (HD të plotë) dhe formatin MPA në 360p dhe 480p (nëse janë të mundshme). -Ai lidhet mjaft mirë me ndërfaqen e YouTube. Instalimi i skriptit YouTube Downloader në Google Chrome dhe Chromium -Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim -Në këndin e djathtë lart, ju do të shihni butonin për instalim. -Skripti do të shkarkohet si një shtojcë. Instalimi i skriptit YouTube Downloader në Firefox -Në Firefox fillimisht ju duhet tëinstaloni shtojcën Greasemonkey. -Tani, thjesht klikoni në butonin për instalim në këndin e djathtë lart të faqes për shkarkim (ngjashëm si për Chrome) dhe kaq ishte. Udhëzimet rreth asaj se si të përdoret skripti mund të gjenden tek faqja e njëjtë ku është bërë shkarkimi.

Rooney i gatshëm për Tottenhamin

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Wayne Rooney mund të jetë në kohë i gatshëm për transfertën te Tottenhami.

Rooney është jashtë fushave që dy javë për shkak të një infektimi në fyt dhe nuk ka luajtur që nga fitorja ndaj Ajaxit në Europa League. Sidoqoftë, Ferguson është i bindur se Rooney do të kthehet në kohë për duelin krucial ndaj Spursave.

“Nëse ai do të jetë i gatshëm apo jo nuk e di sigurt, por Rooney ka stërvitur edhe pse Cleverley dhe Valencia janë jashtë sfidës”, theksoi Ferguson. /NewDurres